Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të qeverisë, një vendim me rëndësi për buxhetin e qytetarëve ishte ai i kompensimit.
Bëhet fjalë për një fond afor 60 milionë lekë, ai i cili do u shpërndahet katër bashkive dhe 13 komunave për rimbursimin e taksimetrave dhe pajisjet fiskale.
V E N D I MI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 4 (katër) bashki dhe 13 (trembëdhjetë) komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Fondi, në vlerën 50 870 254 (pesëdhjetë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga Fondi i Kontigjencës.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
a.y/NOA