Siri, 29 prill, NOA - Aktivistët sirianë kanë bërë thirrje për më shumë protesta anti-qeveritare gjatë ditës së sotme. Ata i kanë quajtur demonstratat e sotme si protestat e "të premtes së zemërimit".
Organizatat siriane të të drejtave të njeriut raportojnë se numri i të vrarëve nga forcat qeveritare arrin në 500. Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar dhunën e forcave siriane të sigurisë kundër protestuesve anti-qeveritarë.
NOA/RFE