Tiranë, 30 prill 2011, NOA- Luzhiana Abazaj, kandidatja e maxhorancës për minibashkinë nr.6 u ka kërkuar votën banorëve të zonës së Kombinatit duke i garantuar ata se do rrisë investimet dhe zhvillimet në zonë.
Gjatë një takim-prezantimi para elektoratit të Partisë Republikane, kandidatja e koalicionit“Aleanca për qytetarin” u shpreh se, “Ish kombinati është qendra industriale por jo vetëm industriale atje do të kemi vendet e punës do jenë qendrat e trajnimit profesional ata që do mbarojnë shkollën e mesme por edhe ata qe do mbarojnë shkollën e lartë do kenë të ardhmen e tyre në qendrën e tyre në vendbanimet e tyre”.
Sipas saj, në katër vitet e ardhshme në drejtimin e kësaj njësie do të përmirësohet infrastruktura, do hapen një mijë vende të reja pune dhe mbi të gjitha do të bëhet e mundur hapja e një shkolle të re”.
Abazaj theksoi se politikat që do të ndiqen ndaj të rinjve do të njohin dhe shënojnë një hov të paparë.
a.y/NOA