English

Berisha: Nën drejtimin tonë, Saranda u ngrit në krye të kurorës turistike

Sarandë, 30 prill 2011, NOA- Kryeministri Berisha mesditën e sotme u ndal në qytetin e Sarandës për të prezantuar kandidatin e “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e qytetit, Edmond Gjoka.

Në ditën e çeljes së sezonit turistik, kreu i maxhorancës u shpreh se Gjoka do marrë mbështetjen maksimale të qeverisë, si kusht kryesor për Shqipërinë vend të zhvilluar.

Sipas tij Edmond Gjoka e ngjiti Sarandën në krye të kurorës turistike të vendit.

“Edmond Gjoka është njeriu që i dha Sarandës universitetin e merituar, është ai që së bashku me qytetarët, po e modernizon qytetin. Votat për Edmond Gjokën do të shënojnë një sukses të vërtetë për Sarandën, perlën e bukurive botërore”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej ai i garantoi qytetarët se do të kenë infrastrukturën më moderne. (Vijon..)

a.y/NOA

KOMENTE