English

Italia shpall “non grata” shqiptarin “e lidhur” me terrorizmin islamik‏

Romë, 30 prill, NOA - Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar largimin nga Italia të një qytetari shqiptar që dyshohet se është i përfshirë në organizata terroriste islamike. Sokol Hakani është shqiptari ndaj të cilit është marrë masa e largimit nga Italia.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Brendshme Italian Roberto Maroni i cili tha sot se largimi i Sokol Hakanit është bërë për arsye të sigurisë së shtetit italin.

“Pas hetimeve investiguese, rezulton se i huaji edhe pse është në Itali që nga 10 gushti i vitit 2002, ka qenë në kontakt me eksponentë të radikalizmit islamik në gjithë botën dhe ka frekuentuar në mënyrë të përhershme site xhihadiste që tregojnë për mënyrat e gjetjes së eksplozivit dhe përgatitjes së bombave artizanale”, thuhet në njoftimin që shoqëron vendimin për largimin nga Italia të Sokol Hakanit.

Më tej, njoftimi i Ministrisë Italiane sqaron se “Hakani është përpjekur që shkojë në zonat e luftës dhe të luftojë në krah të muxhahedinëve dhe të vinte në zbatim praktikat që kish marrë gjatë stërvitjeve në disa kampe paraushtarake”.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se riatdhesimi i tij është bërë pasditen e sotme nga institucionet italiane. Ai është shoqëruar në aeroport nga Drejtoria e Përgjithshme e Emigracionit dhe nga Policia Kufitare italiane. Nisja e tij është bërë nga aeroporti i Bolonjës për në Tiranë.

a.k/NOA

KOMENTE