Prishtinë, 30 prill 2011, NOA- Sllobodan Petroviç, zv.Kryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokale, deklaroi se institucionet shtetërore do të bëjnë që bashkësia malazeze në Kosovë do të fitojë statusin e pakicës kombëtare dhe si e tillë do të përfshihen edhe në institucione.
Në një komunikatë të lëshuar nga institucioni i ministrisë së Pushtetit Lokal, thuhet se, Petroviç përshëndet ndryshimet e statusit për bashkësinë malazeze në ndryshimet kushtetuese në Kosovë.
Sakaq këtë deklaratë ai e ka konfirmuar dhe bërë publike edhe gjatë një takimi në Podgoricë me ministrin për të Drejtat e Pakicave, Ferhat Dinosha.
a.y/NOA