Vlorë, 30 prill 2011, NOA- Policia e Vlorës në një deklaratë të pak minutave më parë bëri një bilanc të punës së saj për javën që lamë pas, për mbarëvajtjen e situatës në qytet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, thuhet se gjatë një jave janë zhvilluar rreth 72 aktivitete politike, dhe si rrjedhojë e punës korrekte të Policisë së Vlorës, nuk është shënuar asnjë incident.
Garantuesit e rendit të këtij qyteti, theksuan se krahas faktit që nuk ka pasur incidente në njerëz, nuk është shënuar asnjë rast gjatë zhvillimit të aktiviteteve që të ketë cenuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e tyre.
a.y/NOA