Sarandë, 30 prill, NOA – Vetëm pak minuta më parë mësohet se në Sarandë është aksidentuar një makinë e eskortës së kryeministrit Sali Berisha, i cili këtë paradite ishte në Sarandë për të mbështetur kandidatin demokrat për kryebashkiak të qytetit jugor, Edmond Gjoka. Nga aksidenti i ndodhur në vendin e njohur si Qafë-Gjashtë janë lënduar dy persona të makinës së eskortës.
Policia e Sarandës bën me dije se njëra prej makinave të eskortës së kryeministrit ka dalë nga rruga duke u përplasur.
Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën makinat e eskortës së kryeministrit udhëtojnë gjithnjë, aq më shumë që gjatë fushatës elektorale, kryeministri Berisha ndalet në disa qytete njëherësh brenda një dite.
Blutë e Sarandës, të cilët kanë nisur hetimet për aksidentin bëjnë me dije se dy të aksidentuarit e eskortës janë dërguar në spital për të marrë mjekim.
mit/NOA