English

Rama në Gramsh: Për skllavërinë, Saliu do e marrë përgjigjen më 8 maj

Gramsh, 30 prill 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama paraditen e sotme i ka nisur takimet në qytetin e Gramshit, nga ku ka prezantuar edhe kandidatin për kryebashkiak të “Aleancës për të ardhmen”, Dritan Bici.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, lideri i së majtës u shpreh se qytetarët më 8 maj do i japin përgjigjen me votë Kryeministrit Berisha, për gjithë gënjeshtrat dhe mohimin e mundësive për zhvillim.

Më tej ai shtoi se, “Saliu me rrugën e tij kërkon të imponojë skllavërinë, madje i kërcënon qytetarët me bukën e gojës”.

Për të dalë nga kjo gjendje deklaroi Rama duhet nxjerrë vetëm një njeri i papunë, dhe ai është Kryeministri Berisha.

Shefi i opozitës theksoi se vetëm në këtë mënyrë do mund të punësohen 1 milionë shqiptarë të tjerë, pasi sipas tij Kryeministri i shqiptarëve nuk punon për ta, por vetëm për oborrin e tij dhe për interesat e ngushta që e rrethojnë.

a.y/NOA

KOMENTE