Tiranë, 30 prill 2011, NOA- Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në kryeqytet.
Kati i tretë i një pallati në rrugën “Ferit Xhajko”, është mbuluar nga një zjarr i beftë, i cili mendohet të jetë provokuar nga një shkëndijë elektrike.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet që zjarri të ketë rënë në dhomën e gjumit të banesës, por fatmirësisht nuk ka shënuar viktima.
Mësohet se flakët janë vënë nën kontroll si rrjedhojë e ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e tyre dhe vënien nën kontroll të situatës.
a.y/NOA