English

The Guardian: Ohri në “Top 10 destinacionet për pushime”

Ohër, 30 prill 2011, NOA- Ohri është gjetur në 10 destinacionet më të preferuara për pushimet verore të përgatitura nga gazeta britanike “The Guardian”.

Ohri është gjetur në të njëjtin nivel me Havanën e Kubës, Hamburgun e Gjermanisë dhe Ibicën e Spanjës, si destinacione atraktive turistike nëpër botë.

Radhitja është bërë në një listë të titulluar “Top 10 destinacionet për pushime verore për studentët”, transmeton lajmin agjencia “Ohridneës”.

“Nuk do të ketë asnjë njeri që të mos mbetet indiferent dhe i pa impresionuar nga toleranca religjioze dhe harmonia që e plotësojnë kishat dhe xhamitë e shpërndara pranë njëra tjetrës në qytet. Ohri ofron edhe kënaqësi për adhuruesit e jetës së natës dhe të natyrës”, shkruan gazeta britanike.

(INA)/NOA

KOMENTE