English

Uilliam & Kate “arratisen” nga pallati mbretëror për fundjavë

Londër, 30 prill 2011, NOA – Një ditë pas dasmës së tyre përrallore të ndjekur nga dy miliardë shikues në mbarë botën, kur princi britanik Uilliam dhe bashkëshortja e tij Ketrin, e njohur si Kate, i thanë Po njëri-tjetrit janë larguar këtë fundjavë në një vend të qetë larg kureshtarëve.

Çifti i sapomartuar, duka dhe dukesha e Kembrixhit festoi deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe u larguar herët në mëngjes nga pallati mbretëror Bakingam me një helikopter pa njoftuar destinacionin e pushimeve të tyre.

Por sikundër ata thanë, Uilliam dhe Kate e shtynë muajin e mjaltit, pasi duka i Kembrixhit Uilliam do të rikthehet të hënën në punë.

“Princi Uilliam do të kthehet në punë në bazën e Anglisë, bëhet e ditur në sitin zyrtar të familjes mbretërore.

Në momentin e “arratisë së çiftit”, nusja e re kishte veshur një fustan blu dhe një xhaketë të zezë, princi Uilliam pantallona bezhë, këmishë bojëqielli dhe xhaketë blu.

Pas dasmës, që konsiderohet si një ndër më të shtrenjtat në historinë e dasmave mbretërore, kryeqyteti britanik, Londra i është rikthyer normalitetit.

Autoritetet londineze nënvizuan se në ditën e dasmës kryeqyteti u vizitua nga të paktën 1 milion turistë.

Disa prej tyre, u mësua se e kishin tepruar me alkoolin gjatë festimeve, e për këtë shkak policia britanike ndaloi 50 vetë, për prishje të qetësisë publike.

mit/NOA

KOMENTE