English

Zbulohet skeleti 5 mijë vjeçar i një burri gay

Pragë, 30 prill 2011, NOA - Arkeologët zbuluan në rrethinat e Pragës në Çeki, një skelet të një njeriu parahistorik, që besohet të ketë qenë gay dhe të ketë jetuar para 5 mijë vjetësh.

Skeleti i seksit mashkull i përket periudhës 2900 – 2500 vjet para Krishtit.

Ai u gjet i varrosur në një mënyrë që zakonisht varroseshin femrat gjatë periudhës së bronxit.

Koka e mashkullit ishte e drejtuar nga lindja dhe rreth saj ishin vendosur objekte që përdoreshin në ceremonitë e varrimit të femrave.

“Ka shumë mundësi, që burri, të cilit i përket skeleti të ketë patur një orientim seksual të ndryshëm nga bashkëkohësit, d.m.th të ketë qenë hemafrodit”, tha Kamila Remisova Vesinova, udhëheqëse e ekspeditës arkeologjike.

Sipas qytetërimit të atëhershëm, në fund të periudhës së neolitit dhe në fillim të epokës së bronxit, burrat varroseshin të shtrirë në krahun e djathtë dhe me kokën të drejtuar nga perëndimi, ndërsa gratë të shtrira në krahun e majtë dhe kokën të drejtuar nga lindja.

mit/NOA

KOMENTE