Austri, 1 maj, NOA - Një urgjencë mjekësore ka detyruar të shtunën aeroplanin e “Air Gjermania” të bëjë një ulje të detyruar në Grac të Austrisë. Aeroplani po udhëtonte nga Aeroporti i Prishtinës për në Stuttgart të Gjermanisë.
Shkak i aterrimit emergjent ishte një grua shtatzënë të cilës papritur i kishte filluar gjakderdhja, raportojnë mediet. Aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës, ndërsa pak para orës 14:30 pas lajmërimit se një grua 33 vjeçare kishte gjakderdhje, kapiteni vendosi të bënte aterrim të detyruar dhe për këtë njoftoi shërbimet përkatëse.
Në Aeroportin e Grazit, ku aterroi aeroplani, autoambulancat ishin tashmë të gatshme për të marrë në dorëzim gruan shtatzënë, të cilën e dërguan urgjentisht në spital.
Aeroplani ka vazhduar menjëherë rrugën e tij për në Stuttgart.
NOA