SHBA, 1 Maj NOA - Lënia e duhanit të zgjat jetën dhe me këtë fakt tashmë jemi mësuar: duhani dëmton rëndë shëndetin, ndikon në plakjen e lëkurës dhe mund të çojë në patologji të rënda si tumori apo problemet kardio-qarkulluese.
Nga Universiteti i Wisconsin vjen një konfirmim tjetër nga një benefit i ri për ata persona që arrin të braktisin këtë ves të keq: me sa duket kur lihet duhani, rritet niveli i kolesterolit HDLm i cili është tepër i mirë.
Kërkimi u krye në një kampion prej 1 mijë duhanpirësish, meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme që konsumonin nga një paketë cigaresh në ditë.
Subjektet u monitoruan përgjatë një viti, ku personat në fjalë ndoqën programe të ndryshme për të arritur në një lënie përfundimtare të cigares: në fund të këtij procesi, 36% e pjesëmarrësve arritën objektivin dhe diagnozat treguan se kolesteroli i keq (Ldl) kishte mbetur i pandryshuar, ndërsa niveli i atij të mirë ishte rritur.
Diçka e tillë redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
r.b/NOA