Bremen, (Gjermani), 1 maj, NOA - Mijëra vetë kanë demostruar në Bremen kundër një marrshimi të Partisë Nacionalsocialiste, NPD. Në krye të protestës ndodhej kryeministri i landit, kryetari i Bashkisë Jens Böhrnsen (SPD).
Neonazistët do të mbajnë gjatë ditës një manifestim dhe më vonë të marshojnë nëpër lagjet e banuara. Një aleancë e sindikatave, kishës dhe shoqatave antifashiste kërkon ta pengojë manifestimin e tyre. 3 mijë policë do të mbajnë në distancë nga njëra-tjetra dy demonstratat.
NOA/DV