Bangkok - 1 Maj, NOA-E lodhur nga skenat e xhelozisë me burrin e saj, ka kaluar nga fjalët në veprim. Ajo i ka dhënë të shoqit një pilulë të fuqishme dhe ndërsa ai ishte duke fjetur i ka prerë penisin. Por nuk mbaron këtu, gruaja e ka varur penisin e prerë në një tullumbace dhe e ka lënë të fluturojë.
Prayoon Eklang, 47 vjeç, shofer në komunën e Nakhlon (Thailanda lindore) një orë më vonë është zgjuar nga grahmat e dhimbjes dhe në një pellg gjaku. Kur e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, ai është vënë në kërkim të pjesës së tij të humbur nëpër shtëpi. por një fqinj i tha se e ka parë gruan e tij "ta lërë të fluturojë larg".
Menjëherë ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
a.e./noa