English

Interpoli shqiptar, arreston të arratisurin e drejtësisë Malazeze

Tiranë, 1 maj 2011, NOA- Një i kërkuar nga drejtësia e malit të Zi është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Morinë.

Djon Ljuçoviç i moshës 39 vjeçare, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia Malazeze, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim.

Policia kufitare ndërsa ka qenë duke kontrolluar dokumentet dhe të dhënat e tij e ka identifikuar dhe e ka ndaluar 39 vjeçarin, për t’ia dorëzuar më pas homologëve të shtetit fqinj.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda pak ditësh do të kryhet edhe ekstradimi i tij drejt Malit të Zi ku pritet që Ljuçoviç të vuajë edhe dënimin.

a.y/NOA

KOMENTE