Tiranë, 1 maj 2011, NOA – Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga dy nga vjedhësit me dhunë të çantave të disa qytetarëve në zonat e kryeqytetit si dhe po kërkon të kapë një pjesëtar të tretë të këtij grupi hajdutësh.
Ishin policët e komisariatit nr. 1 të Tiranës që pas një hetimi intensiv identifikuan dhe kapën dy prej vjedhësve me motorr, 19-vjeçarin Arlind Spiro Trako, banues në Tiranë, ndaluan 20-vjeçarin Arjel Geg Legisin, banues në Shkozë si dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin Julian Veliko Qerimi, që banon pranë zonës së Thesarit në fshatin Linzë të Tiranës.
Tre shtetasit dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin kanë vjedhur me dhunë çantat e disa shtetasve.
Të ndaluarit dyshohen se në datat 05.02.2011, në 10.02.2011, në 14.04.2011 dhe në 28.04.2011, dyshohet se kanë vjedhur çantat e disa shtetaseve të ndryshme.
Policia gjatë hetimit të personave të ndaluar sekuestroi motorrin me të cilën ata kryenin vjedhjet e çantave, disa çanta grash me ngjyra të ndryshme, disa portofole personale, brenda të cilave ndodhen kartë-vizita të personave të sipërcituar, si edhe 4 telefona celularë të markave të ndryshme.
Policia e Tiranës i fton shtetaset e dëmtuara nga kjo vepër penale, të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre, pranë Komisariatit të Policisë nr.1 në kryeqytet.
Autorët e kapur po procedohen penalisht për vjedhje dhe pastrim të produkteve nga vepra penale.
mit/NOA