English

Kina në alarm, aditivi kthen mishin e derrit në mish viçi për 90 minuta

Kinë, 1 Maj, NOA- Departamenti i Industrisë dhe Tregtisë kineze ka zbuluar kohët e fundit një aditiv që mund të kthejë në më pak se 90 minuta një biftek derri në një fileto viçi të shijshme.

Natyrisht, procesi nuk është aq magjik, por shqetësimi i autoriteteve dhe i tërë botës është i madh.

Deri kohët e fundit, falsifikimi i ushqimit ishte praktikisht i panjohur, por disa muaj më parë, një kinez u arrestua pasi kishte riprodhuar me materiale kimike vezë.

Produkti “magjik” prodhuar nga ekstrakte të viçit u zbulua se është mjaft i popullarizuar në shumë restorante në Hefei, krahinë e Jianxi. Kështu rreth 500 gram mish viçi, janë shitur për 20 juan, por mishi i derrit kushton vetëm 10 juan, kështu që nga disa pronarët e restoranteve kanë blerë një litër aditiv ekstrakt vici për 45 juan për të rritur fitimet.

Me të mësuar këtë , një gazetar arriti të marrë një shishe të ekstraktit dhe ka testuar procedurën; çdo gjë e përkryer. Nëntëdhjetë minuta është e mjaftueshme që të kthehet një biftek derri në biftek viçi, madje edhe aroma dhe shija janë njëlloj me ato të viçit.

Mjekët kanë paralajmëruar: "përdorimi i këtyre aditivëve mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin e konsumatorëve, në raste ekstreme mund të çojë në kancer’.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Genci Baja19:49 - 05 Nëntor 2011
    mi fjal do e hajm mishin e drrin per mish vici tani!bravo kina