English

Mësim në gjuhën amtare për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi

Mal i Zi, 1 maj, NOA - Ministria e Arsimit e Malit të Zi prej vitit të ardhshëm do të sigurojë mësim në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët anembanë vendit.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Vesna Gajevic ka deklaruar se shkollimin në gjuhën amtare e siguron Ligji i ri për arsim dhe Kushtetuta. Nga ky ligj do të përfitojnë shqiptarët, por edhe komunitetet tjera. Mirëpo, në qarqet arsimore janë nxitur debate se si do të organizohet mësimi për boshnjakët, kroatët dhe serbët, që kanë mësuar në të njëjtën gjuhë dhe si do të arrihet ndonjë model për shkollimin ndaras të tyre.

Në Mal të Zi, në disa qytete si në rrethinat e Tuzit, Podgoricës në vendbanime shqiptare është organizuar mësimi në gjuhën shqipe, mirëpo tani mundësohet që çdo fëmijë shqiptarë në ato vendbanime ku është pakicë të ketë të drejtën e shkollimit fillor në gjuhën amtare.

NOA/INA

KOMENTE