English

Nis ceremonia e Lumturimit të Papa Gjon Palit të II

Romë, 1 maj, NOA - Qindra mijëra vetë kanë mbushur sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ku ka filluar ceremonia e lumturimit të papa Gjon Palit të II. Shumica e tyre mbajnë flamuj polakë. Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 40 krerë shtetesh apo përfaqësues të tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Sheteti shqiptar është i përfaqësuar nga Presidenti i vendit Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.

Ceremonia po zhvillohet në sheshin Shën Pjetri. Festimet filluan që të shtunën me një meshë, ku murgesha franceze rrëfeu për shërimin e saj nga sëmundja e Parkinsonit, pasi ajo i ishte lutur papa Gjon Palit. Vetë papa Gjon Pali ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit. Kjo mrekulli shërimi ishte kushti për hapjen e procedurës së lumturimit. Papa Gjon Pali i II ka udhëhequr kishën katolike nga vitit 1978 deri në 2005.

NOA

KOMENTE