Tiranë, 1 maj, NOA – Kapja e 1.5 kilogramë hashash nga policia ka vënë në pranga një person, janë shpallur në kërkim dy të tjerë dhe janë shoqëruar tre të rinj që shërbenin si shpërndarës së saj.
Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Pub” arrestoi mbrëmjen e djeshme
Bujar Sulejman Dushku, 56 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë për trafik të lëndëve narkotike. Dushkut ju sekuestrua sasai prej 1 kg e 500 gram lëndë narkotike cannabis sativa, pranë një pubi në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua :
Atij ju sekuestrua lëndë narkotike, disa telefona celular dhe dy makina; njëra model “Fiat Doblo” me targe TR 2109 R, dhe tjetra që shërbente për shërbimin taksi. Pjesë e grupit që kryente shpërndarjen e drogës janë dhe dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Si pjesë e këtij operacioni të policisë është dhe ndalimi i tre të rinjve që janë kapur me sasi të vogla droge në Tiranë. Të rinjtë e shoqëruar në polici janë; Aldo Bardhyl Berami, Sajmir Osman Popshini dhe Ivi Naim Bukri.
Aldo Bardhyl Berami, 19 vjeç, lindur e banues në Tiranë u shoqërua në polici sepse ju kap me vete 1 qese me bime narkotike të dyshuar e llojit “Canabis Sativa” me peshe 2.5 gram. Sajmir Osman Popshini, 19 vjeç, banues në Tiranë, është kapur në flagrancë, me një sasi bime e dyshuar e llojit “Canabis Sativa” me peshe 0.6 gram me gjithë ambalazh. Ndërsa, Ivi Naim Bukri, 19 vjeç, banues në Tiranë, është kapur në rrugën “Ali Demi”, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, me bime të dyshuar e llojit hashash me peshe 2.6 gram.
a.k/NOA