Tiranë, 1 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 1 Maj 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor atë me titull; “Skandali i pasaportës amerikane të Bashës. Përsëri mashtrim?!”, i cili pasqyron dokumente në lidhje me pasaportat e kandidati për Bashkinë e Tiranës.
“Dhimitri: Lulzim Basha mashtron, bashkia nuk mund të japë hipoteka”, është një titull tjetër i kësaj gazete.
E përditshmja “Panorama” hapet me titullin:“Enver Hoxha pushkatoi Sabina Kasimatin”.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “PE zbaton në Tiranë për 8 majin”, “Përgjigjet e Priftit ,dështon pastrimi i dy videove”, “
Komuniteti mysliman padit puçistët”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor atë me titull; “Ujgurët,SHISH i spiunoi tek shërbimi sekret kinez”, i cili flet për një dokument të ËikiLeaks në lidhje me strehimin e 5 ujgurëve në Shqipëri.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Shembet shkolla e Gërdecit”, “Arvizu regjistrohet në KQZ si vëzhgues”, “Krenar Alimehmeti: Si do të ndryshohet njësia 7” .
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Emigranti Shqiptar non-granata nga Italia si muxhahedin”, i cili flet për ekstradimin e një shqiptari dje nga Italia, pasi dyshohet si i përfshirë në rrjetet terroriste islamike.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kreu i ODIHR: Partitë s’kanë arsye të mos i pranojnë zgjedhjet”, “Mashtruesit zbardhen përgjigjet dhe mashtrimet”, “Meta-Prifti, eksperti pastron zhurmat”.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin, “Berisha: Trojet në jug, zgjidhje brenda vitit”, i cili flet për deklaratat e bëra dje nga kreu i qeverisë në takimin elektoral në Sarandë.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Basha: Punësimi është objektivi numër një, si do ta arrij”, “Dhimitri: Basha gënjen për hipotekat e pallateve”, “Rama: 8 maji, demonstrim për të larguar qeverinë”, “Sondazhi: Basha fiton mbi Ramën me 55 për qind”, “ Basha me Studentët: Si do të punësoheni nga Bashkia e re”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k.NOA