English

Policia e Shkodrës, arreston në flagrancë për armëmbajtje pa leje 20 vjeçarin

Shkodër, 1 maj 2011, NOA- Policia e Shkodrës gjatë pasdites së sotme ka vënë në pranga një 20 vjeçar i cili mbante armë zjarri pa leje.

Mikel Thana u arrestua në flagrancë në lagjen “3 Heronjtë”, në qytetin e Shkodrës, pas informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit fizik, të ushtruar ndaj tij, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë së bashku me 5 fishekë.

“Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, është vepra penale për të cilën do të hetohet i riu nga Prokuroria e rrethit.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti, bëjnë me dije se Thana nuk bëri rezistencë gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e uniformave blu.

a.y/NOA

KOMENTE