English

Rama: Bashkia nuk është kryebashkiaku, siç është Saliu Qeveria

Tiranë, 1 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij në ditën e punëtorëve kreu i socialistëve u shpreh se, kriza nuk është ajo e ekonomike dhe jo ajo globale, por prerja e shiritave dhe futja në borxhe, duke shitur të ardhmen.

Gjatë fjalës tij Edi Rama u shpreh se, “Dallimi është shumë i qartë bashkia e Tiranës sot nuk është thjesht kryetari i Bashkisë, siç është qeveria vetëm Saliu, bashkia është një institucion që ka dhe një program. Në këtë fushatë ne nuk kemi komunikuar me qytetarët me një listë premtimesh që do ti donte çdokush, por kemi komunikuar me argumente dhe modele. Sot ne kemi një program zhvillimi të qëndrueshëm që bazohet në një plan strategjik, në rast se ne themi se me programin tonë të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe me vazhdimin e punës së nisur krijojmë mundësi për 200 mijë vende pune, pasi ne i dimë ekzaktësisht se ku janë të shpërndara këto vende pune dhe si mund të realizohen ato, ashtu sikundër e them me bindje që duke larguar Saliun, Shqipëria mund të kthehet në punë dhe të përgjysmojë shifrën prej 1 milionë të papunësh”.

Sakaq kreu i bashkisë bëri një kujtesë të rrugëtimit të tij në krye të qeverisjes së Tuiranës, duke thënë se, ngjyrat filluan të rizgjojnë shpresën e humbur mes pluhurit, baltës e tymit.

Duke apeluar sërish për votë, Rama deklaroi se, një votë për të rilindur Tiranën e zhytur në kaos e errësirë, por vota e ndryshoi rrugën e qytetit, për të ardhur deri këtu është rendur shumë pasi nuk është rreshtur së besuari në ëndrrën e përbashkët.

Në përfundim ai u shpreh se këto fakte nuk janë ëndrra, por janë një realitet i prekur nga të gjithë.

a.y/NOA

KOMENTE