English

Rama: Ju shoh entuziastë, kjo tregon fitoren tonë më 8 maj

Vorë, Tiranë, 1 Maj 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kryetari i Partisë Socialiste konstaton entuziazëm në mitingun elektoral të mbrëmjes së sotme në Vorë dhe vlerëson se “ky entuziazëm flet për fitoren e 8 majit”.

Edi Rama gjendet në Vorë ku momentalisht po prezanton kandidatin e opozitës për në krye të bashkisë, Bashkim Haxhiu, raporton gazetari i NOA që po ndjek aktivitetin e programuar elektoral.

Duke folur para të pranishmëve, z. Rama kritikoi kryeministrin kur konstatoi: “Në rrugën e Saliut ka vetëm varfëri”, ndaj bëri thirrje që banorët e Vorës më 8 maj të votojnë për opozitën.

“Votoni më 8 maj për të vetmen rrugë, rrugën që vret frikën, rrugën që krijon shpresë, rrugën e aleancës për të ardhmen, rrugën përtej çdo dallimi, rrugën e Partisë Socialiste, rrugën e së ardhmes”, - bëri thirrje z.Rama.

e.t/NOA

KOMENTE