English

Rama në Vorë: Na votoni, u japim shpresë përtej flamujve partiakë

Vorë, 1 maj 2011, NOA- Këtë pasdite kryesocialisti Edi Rama është ndalur në Vorë për të prezantuar kandidatin për këtë bashki, Bashkim Haxhiu.

Edhe nga ky takim ai sulmoi sërish kreun e qeverisë, duke thënë se ka lënë 1 milionë shqiptarë të papunë.

Ai e ka cilësuar Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj për këtë bashki si të vetmen rrugë për Vorën.

Më tej ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për “Aleancën për qytetarin”, pasi ky koalicion krijon shpresë për të gjithë përtej flamujve partiakë.

a.y/NOA

KOMENTE