English

Rama: Xhamia e re, jo çështje elektorale

Tiranë, 1 maj, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi sot, në shpalljen e fituesit të projektit për ndërtimin e xhamisë së Tiranës, se ky proces nuk ka lidhje me fushatën elektorale.

“Duke qenë se ky konkurs zhvillohet në një periudhë që është në një periudhë elektorale, unë nuk do të zgjatem në fjalën time, përveçse të bëjë një prezantim të pjesëmarrësve dhe më pas le t’ua lëmë arkitekteve të flasin me idetë e tyre”, tha Rama.

Ai u shpreh se kjo është një ngjarje e rrallë për qytetin dhe ka një rëndësi jo vetëm për besimtarët, por edhe për vet qytetin dhe zhvillimin e tij.

“Ngjarje e jashtëzakonshme në rrugën tonë të konkurset ndërkombëtarë. Në këtë rrugë kemi mundur të bëhemi pejsë e përpjekjeve të nivelit më të lartë bashkohor për sfidat urbanistike të qytetit”, tha Rama. Në garë për ndërtimin e xhamisë janë 5 studio.

Projektet që do realizohen, duhet t'u përmbahen sipërfaqeve dhe kateve të godinave që Bashkia ka propozuar, ndërsa lartësia për të dyja objektet nuk duhet të jetë më shumë se 18.8 metra. Sipërfaqja për xhaminë është 2.500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun është 1650 m2. Ndërtesa e xhamisë duhet të ketë salla për mësim, biblioteka, pra të jetë një objekt i lidhur me dijen islame.

a.k/NOA

KOMENTE