English

Robenn mes Milanit dhe Interit

Milano, 1 Maj NOA - Inter me sa duket i ka bërë të qatë objektivet e saj për merkaton verore. Krahas të përhershmëve Tevez dhe Fabregas, zikaltrit kanë vënë shënjestrën e tyre dhe tek Robenn, talenti i Bajernit të Munihut, të cilit i skadon kontrata me gjermanët në 2013.

Holandezi kërkon të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve dhe për momentin, kjo siguri nuk i jepet nga Bajerni, që aktualisht është në vendin e katërt në Ligën e Kampionëve.

Interi do të ishte një zgjedhje ideale, por krahas tyre në garë për mesfushorin holandez është dhe Milani.

Për tu theksuar është çmimi i lojtarit, ku klubet e Milanos duhet të hedhin një shifër prej 30 milionë eurosh në drejtim të gjermanëve.

r.b/NOA

KOMENTE