Itali, 1 maj, NOA - Luftimet e përgjakshme në Libi dhe Siri kanë detyruar mijëra vetë të kthehen në refugjatë. Në ishullin italian të Lampeduzës është rritur fluksi i refugjatëve. Vetëm brenda një dite e gjysmë kanë mbërritur më shumë se 2.000 refugjatë nga Libia. Të shtunën 715 emigrantë mundën të ankoronin megjithë erën e fortë dhe dallgët.
Një anijeje me refugjatë i erdhën në ndihmë rojet bregdetare italiane pas sinjalit SOS. Turqia pranoi në vend rreth 230 refugjatë nga Siria. Agjencia e lajmeve Anadolu, njoftoi se sirianët, ndër ta gra dhe fëmijë kishin thyer gardhin me tela me gjemba dhe kishin valëvitur flamuj turq.
NOA/DV