English

Vritet djali i vogël i Gaddafit në një sulm ajror të NATO

Libi, 1 maj, NOA - Djali i vogël i liderit libian, Muammar al-Gaddafi është vrarë nga një sulm ajror i NATO-s në Tripoli. Bashkë me Saif al- Arab janë vrarë edhe tre nipër të Gaddafit në sulmin kundër shtëpisë së djalit të Gaddafit, u shpreh një zëdhënës i qeverisë. Gaddafi dhe gruaja e tij që ndodheshin në të njëjtën shtëpi nuk pësuan asnjë lëndim. NATO deklaroi në Bruksel se aleanca kishte zhvilluar sulme ajrore kundër një ndërtese qeveritare.

Vdekja e djalit të Gaddafit nuk mund të konfirmohet, u tha në Bruksel. Që nga fundi i marsit, NATO zhvillon sulme ajrore në Libi mbi bazën e një rezolute të Këshillit të Sigurimit. Qëllimi i është zbatimi i zonës së ndalimfluturimit dhe pengimi i përdorimit të armatimeve të rënda kundër civilëve.

NOA/DV

KOMENTE