English

Will dhe kate, shtyhet muaji i mjaltit

Britani e Madhe, 1 Maj NOA - Ishte shtyrë muaji i mjaltit për William dhe Kate. Princ Will i është rikthyer faktikisht punës së tij menjëherë, kjo të paktën siç u njoftua nga Clarence House.

“Duka dhe dukesha e Cambridge kanë vendosur të mos nisen për udhëtimin e tyre të muajit të mjaltit. Duka do të kthehet në punën e tij në bazën e Anglesey të Raf”, - shkroi pallati mbretëror në një njoftim zyrtar.

Me sa duket desitnacioni i tyre për këtë udhëtim është vendosur gjatë kësaj fundjave dhe me siguri do të jetë jashtë vendit dhe nuk është anonçuar paraprakisht.

Sot William dhe Kate kanë braktisur me helikopter Buckingham Palace dhe me sa bëhet e ditur ata janë në gjysmën e rrugës të udhëtimit të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE