Tiranë, 2 maj 2011, NOA – 49-vjeçari Gani Plaku nga Farka është plagosur mbrëmë me sende të forta rreth orës 21.30 në Komunën e Farkës nga persona të paidentifikuar. Policët e Komisariatit nr. 1 në Tiranë kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve pasi kanë kqyrur dhe administruar provat.
I dëmtuari Gani Mehmet Plaku është dërguar menjëherë nga shërbimet e policisë në Spitalin Ushtarak për një trajtim më të specializuar.
Sipas policisë autorët dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e 49-vjeçarit Plaku dhe në afërsi të një karburanti, në kthesën e Farkës e kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dëmtime.
Aktualisht strukturat e hetimit të krimit në Policinë e kryeqytetit, po punojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.
mit/NOA