Kroaci, 2 maj, NOA - Dy shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare kroate në kufirin Pasjak, pasi u është gjetur 14,5 kg drogë marihuanë.
Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për një shtetas nga Shqipëria, 21 vjeçar, i cili i shoqëruar nga një 23 vjeçar nga Kosova, me makinën e tij të tipit Opel Astra me targa të Francës po transportonin drogën në drejtim të vendeve të BE-së.
Shtetasi kosovar ishte me banim të përkohshëm në Zvicër, ndërsa shqiptari gjatë kohë po jetonte në Francë. Ngarkesa e mallit ishte bërë në Gjakovë dhe më pas kishte si destinacion Zvicrën. Vlera e mallit të konfiskuar ishte 100 mijë euro.
Shefi i njësitit antidrogë të Kroacisë, Tomislav Kristiç theksoi se do të përpiqet që të kontaktojnë në Policinë e Kosovës për të bashkëpunuar dhe për të zbuluar këtë rrjet të drogës. Ndaj dy shqiptarëve është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
NOA/INA