English

Berisha: Do të përfundojmë Rrugën e Arbrit

Burrel, 2 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka premtuar sot përfundimin e Rrugës së Arbrit në një kohë shumë të shkurtër. Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot në Mat, gjatë takimit me elektoratin në mbështetje të kandidatit, Skënder Lleshi. Kreu i qeverisë ka theksuar se synimi i mazhorancës aktuale është zhvillim dhe investimi në gjithë vendin.

Ai u shpreh se ndërtimi në infrastrukturë do të jetë fusha ku do të fokusohet mazhoranca gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Ne kemi asfaltuar në Mat dhe në mbarë Shqipërinë 8 mijë kilometra rrugë. Në vitet që vijnë do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë. Shqiptarët do të arrijnë në kryeqytetin e tyre në një kohë më të shkurtër në kryeqytet”, tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se gjatë viteve që vijnë do të nderohet Europa që meritojnë gjithë shqiptarët.

a.k/NOA

KOMENTE