Tiranë, 2 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për vrasjen e drejtuesit të grupeve terroriste Osama Bin Laden, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj terrorizimit. Në një prononcim dhënë për mediat, paraditen e sotme, Berisha u shpreh se Bin Laden mori atë që meritonte, ndërsa ka theksuar se vdekja e tij është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të 11 shtatorit.
“Këto ditë, në stofkën e tij, ai mori atë përgjigje që meritonte prej kohësh. Kjo është një fitore e madhe e SHBA dhe presidentit Obama, e paqes dhe të gjithë atyre që konsiderojnë terrorizmin si armikun numër 1. Është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të pafajshme”, tha kryeministri Sali Berisha. Reagimi i kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhjetëra qëndrimeve që kanë mbajtur drejtuesit e vendeve në gjithë botën, ku kanë mbështetur aksionin e SHBA dhe vendimin për eliminimin e terroristit më të rrezikshëm në botë.
a.k/NOA