SHBA, 2 maj, NOA-Sipas sitit pacifist PeaceReport, fotoja e vdekjes së Bin Laden e shpërndarë në të gjitha mediat e botës është një falsifikim i bujshëm. "Bëhet fjalë për një foto e projektuar qartazi me një program kompjuterik, marrë nga “unconfirmedsources” 20060923-torturedosama.jpg- duhet të jetë i mjaftueshëm për të sqaruar keqkuptimin: kjo është një foto e 23 shtator 2006 titulli i të cilës është “osama i torturuar”. I njëjti argument është mbështetur dhe nga xhihadistët që e mohojnë vdekjen e udhëheqësit të al-Kaedës duke pretenduar se në 10 dhjetor 2010, një faqe iraniane e lajmeve, Tabnak.ir, ka treguar tashmë foton ku shihet fytyra e Bin Laden , me një mjekër të gjatë dhe për çudi të zezë. Në këtë kohë kjo faqe lajmesh iraniane ka publikuar këtë foto për titullin: "A është kufoma e Osama Bin Laden?". Në artikull lexohet se "media arabe treguan fotot e një njeriu të vrarë në një betejë në Afganistan fytyra e të cilit ngjan me atë të Bin Laden. Fotoja e njëjtë me të njëjtin titull është paraqitur në ato ditë edhe nga faqja e lajmeve “el-Jewar.org”.
a.e./NOA