Londër, 2 maj 2011, NOA – Fustani magjepsës që veshi dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, një krijim i stilistes Sarah Burton, i mbajtur si sekreti më i ruajtur i dasmës mbretërore britanike tashmë do të admirohet nga afër nga të gjithë adhuruesit e dasmës mbretërore britanike.
Fustani i bardhë i Kate do të ekspozohet në mënyrë që çdokush të admirojë çdo detaj të fustanit martesor me sytë e vet.
Lajmin e ka bërë publik një zëdhënës i Clarence House.
Sipas tij dukesha e Kembrixhit që e mori këtë emër si dhuratë martese nga mbretëresha Elizabet po sheh të gjitha mundësitë për ta nxjerrë në ekspozitë fustanin e martesës së saj me princin William, një fustan magjepsës, që ishte tejet i ngjashëm me atë që kish veshur aktorja Grace Kelly kur u martua me princin Ranier të Monakos.
Martesa e shekullit, u ndoq të premten e 29 prillit Live nga sytë 2 miliardë njerëzve në mbarë botën.
mit/NOA