SHBA, 2 maj, NOA – Publikimi i lajmit për vrasjen e drejtuesit të grupeve terroriste islamike ka sjellë dhe reagimet e para. Në sajtet dhe forumet e njohura të Xhihadit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë dhe komentet e para për luftë ndaj Uashingtonit.
Mediat si ÇN dhe BBC citojnë mesazhe të hedhur në rrjet kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Në një prej mesazheve shkruhet’ “Allahu mallkoftë Obamën. Amerikanë, neve do të vazhdojmë t’ju therim të gjithëve”.
Ndërkohë që po në forume janë hedhur dyshime se vrasja e drejtuesit terrorist nuk është e vërtetë.
Vrasja e terroristi më të kërkuar në botë ka bërë që të reagojnë dhe liderët ndërkombëtarë. Ndërkohë që Shërbimet e Sigurisë në SHBA kanë kaluar në gjendje alarmi për të parandaluar ndonjë hakmarrje të mundshme të grupeve islamike.
a.k/NOA