English

Laç, vritet në kazino vëllai i deputetit të PS, Sadri Abazi

Laç, 2 maj 2011, NOA- Gjatë mbrëmjes së sotme një 42 vjeçar ka ngelur i vrarë në qytetin e Laçit në një kazino.

Sipas të dhënave paraprake flitet se viktima quhet Projet Abazi dhe është si njohur si biznesmen që zhvillon aktivitetin e tij në Tiranë.

Ndërkaq dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se 42 vjeçari është vrarë me një armë zjarri tip automatik nga ana e dy personave pas një sherri të ndodhur në kazino.

Bëhet e ditur se sherri mes viktimës dhe autorit të ketë qenë i momentit, ndërsa flitet se Projet Abazi është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.

Burime zyrtare nga policia sqarojnë se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me fushatën por se ka qenë një konflikt i momentit mes viktimës dhe autorit.

a.y/NOA

KOMENTE