English

Libia: Keqardhje për sulmet kundër ambasadave

Libi, 2 maj, NOA - Qeveria e Libisë ka shprehur keqardhje për sulmet kundër ambasadave britanike e italiane në Tripoli të dielën.

Zëvendësministri i Jashtëm, Khaled Kaim tha se forcat policore kishin mbetur në margjina nga fuqia e turmave të zemëruara nga sulmet e NATO-s. Nga këto të fundit një djal i Gadafit dhe tre nipër e mbesa të tij ishin vrarë.

OKB-ja njoftoi se po tërheq ekipin ndërkombëtar nga Tripoli, pasi turmat kishin rrethuar selinë e organizatës botërore në kryeqytetin libian dhe kishin marrë disa automjete.

NOA/RFE

KOMENTE