English

Mima: Rama presion bizneseve të vogla, e miqve u lejon të mos paguajnë me vite

Tiranë, 2 maj 2011, NOA- Deputeti demokrat Florian Mima deklaroi se bizneseve të vogla po u bëhet presion deri edhe me bukën e gojës, për të paguar deri në fund detyrimet tatimore.

Sipas tij këtyre bizneseve u bëhet presion ndërsa bizneseve super të mëdha të manjatit të mediave, reklamave e ndërtimit, Koco Kokëdhima, i lejohet të mos paguajë për mbi 5 vjet taksat e detyrimet e tjera bashkiake në një shumë deri në 2 milionë dollarë.

“Kaq para janë afërsisht të barabarta me detyrimet e paguara nga rreth 2 mijë biznese të vogla e shumë të vogla. Me kaq para do të mund të mirëmbaheshin e rikonstruktoheshin rreth 30 km rrugë qytetase, të ndërtoheshin rreth 10 shkolla, e po kaq qendra shëndetësore”, deklaroi Mima.

Më tej ai tha se nën këto fakte tashmë më shumë se kurrë qytetarët e kuptojnë se

Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që e ka mendjen te problemet e komunitetit,

dhe jo te kolltuku i kryetarit të Partisë Socialiste dhe te karrigia e Kryeministrit.

a.y/NOA

KOMENTE