English

OSBE trajnon gazetarët për zgjedhjet e 8 majit

E hënë, 2 maj 2011, NOA- Misioni i OSBE-së në Tiranë gjatë muajit që lamë pas ka zhvilluar një sërë seminaresh për të trajnuar gazetarët lidhur me mënyrën e raportimit të situatës elektorale në vend.

Burime zyrtare nga ky mision bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se trajnimi u zhvillua nga ekspertët Rastislav Kuzel and Ivan Godarsky, të cilët punojnë për MEMO 98, një organizatë jo-qeveritare sllovake me përvojë të gjerë në monitorimin dhe studimin e medias.

Mësohet se këto seminare janë zhvilluar me gazetarët e Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Gjirokastrës, ndërsa Ana Tenolli, eksperte ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka njohur pjesëmarrësit me dispozitat e Kodit Zgjedhor lidhur me median.

Projekti i prezencës së OSBE-së në kryeqytet u zbatua në prag të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, me qëllim për të rritur më tej cilësinë e raportimeve të medias, veçanërisht të medias lokale, gjatë fushatës zgjedhore, të ditës së zgjedhjeve dhe në vijim të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE