English

Pasqyra e Shtypit, 2 maj 2011

Tiranë, 2 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 2 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë më titull; “Ja pse me 21 janar kishte urdhër për të vrarë”, i cili pasqyron intervistën e një eksperti të kriminalistikës në lidhje me detajet e ngjarjes së datës 21 janar. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rrëfimi i rrallë për biznesmenin Viktor Bout: Pse u zgjodh Shqipëria për trafikun e armëve”, “Emrat e ushtarakëve të cilëve u është lidhur pensioni”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin; “Celularët dhe emailet do të përgjohen për dy vite”, i cili flet për vendimin e institucioneve shtetërore për përgjimin e adresave elektronike. Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë; “Kandidati i PS në Himarë, fushatë si Bollano me postera në gjuhën greke”, “Sulmohet marketi, grabitet kasaforta me 150 mijë USD”, “Paditë për zgjedhjet, Prokuroria pushon hetimin”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Kërcënohet Çipa i PS, “Më vunë armën në fytyrë”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kandidatit të PS, Stefan Çipa në lidhje me kërcënimet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Tirana merr në dorë projektin e xhamisë së re”, “Lumturimi i Papa Gjon Palit II, KOOP kundër”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Shkelet protokolli, të gjithë në Vatikan”, i cili flet për vizitën e delegacionit të djeshëm në Itali, në Lumturimin e Papa Vojtilës dhe pjesëmarrjen e gjithë krerëve të shtetit. Disa artikuj të tjerë të kësaj gazete janë; “Terrorizimi, SHISH heton shqiptarin e dëbuar nga Italia”, “Sarandë kërcënohet me armë Stefan Çipa”, “Raporti i USAID: biznesi nuk beson tek Avokati i Popullit”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “ Miqtë e Ramës, pesë vjet pa paguar taksat”, i cili flet për publikimin e dokumenteve nga Lëvizja Zgjohu në lidhje me abuzimet e Bashkisë së Tiranës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; Berisha: Xhamia, besimtarët s’mund të falen ne troje të grabitura”, “Plagoset rëndë vëllai i kandidatit të PD, zhduken autorët me dy foristrada”, “OZHE tregon mungesën e transparencës së Bashkisë së Tiranës”, “Blushi në Selanik: Më 8 maj votoni edhe për 21 janarin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE