Shkodër, 2 maj 2011, NOA – Policia e Shkodrës nisi ndjekjen penale në gjendje të lirë ndaj dy të rinjve që rrahën për motive të dobëta një 43-vjeçar. Uniformat blu të qytetit verior njoftuan se në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02.30 ishte paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës një shtetas me iniciale B.P., vjeç 43, banues në fshatin Samrish, të Komunës Dajç në rrethin e Shkodrës.
Pas informacionit të marrë policia pyeti të dëmtuarin, i cili dëshmoi se ishte ndaluar nga dy persona, të cilët e kishin rrahur me grushta e shkelma në vendin e njohur Kryqëzimi i Dajçit.
Policia e Shkodrës identifikoi autorët e ngjarjes, duke ndaluar 22-vjeçarin Duel F. Mehmetaj, dhe 20-vjeçarin Shefki E. Mehmetaj, që të dy banues në fshatin Mushan të komunës Dajç në Shkodër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Pas konsultimit me Prokurorinë e Shkodrës dy autorët u lanë të lirë dhe do të ndiqen penalisht për veprën penale dëmtime të tjera me dashje.
mit/NOA