English

Studioja “Big”, fituese e garës për xhaminë e Tiranës

Tiranë, 2 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar sot studion fituese të projektit për ndërtimin e xhamisë së Tiranës. Studioja “Big” është fituesja e garës për ndërtimin e objektit të kultit.

“Xhamia është zemra e kij projekti. Konkluzioni i jurisë është se propozimi që ka një potencial më të plotë për të shkuar më tej, bazuar edhe në nevojën për të pasur një kosto të arsyeshme dhe të përballueshme dhe të një qytetit që nuk mund t’i lejojë vetes shpenzime që janë të papërballueshme, juria mendoi se studioja ‘Big’ ka bërë propozimin e më të mirë” tha Rama.

Kjo studio e ka ideuar ndërtesën duke pasur parasysh përforcimin e masterplanit të përgjithshëm. "BIG-studio" krijon një shesh në formën e një hapësire urbane të mbuluar nën ndërtesat rrethuese. Në pjesët anësore janë hapësirat për marrjen e avdesit gjatë pushimeve. Propozojnë që Xhamia të ketë edhe një shesh të zgjeruar të besimit fetar. Sa i përket lutjeve ideja është që fasada e Xhamisë dhe Xhamia të mund të hapet drejt sheshit duke ftuar njerëzit që të hyjnë në të.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ju përgjigj dhe akuzave të bëra në disa media në lidhje me pamundësinë e zhvillimit të projektit për xhaminë dhe muzeun. “Dua të përfitojë nga ky rast për të sqaruar se ky është një projekt ambicioz dhe nj sfidë me vetë për qytetin e Tiranës dhe institucionet dhe kërkon punë harmonike mes të gjitha institucioneve. Vlen të nënvizohet sot se Bashkia e Tiranës ka të gjithë hapësirën e nevojshme dhe ekspertizën e nevojshme për të zgjidhur të gjithë problematikë e çuarjes përpara të këtyre problemeve, ndryshe nga çështë thënë nga disa burime në shtypin e përditshëm”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

a.k/NOA

KOMENTE