English

Vrasja e Bin Laden, ambasadat e SHBA në alarm në gjithë botën

Uashington, 2 maj, NOA – Lajmi për vrasjen e Bin Laden ka bërë që Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kalojnë në nivelin me të lartë të sigurisë. Mediat amerikane raportojnë se një urdhër i Departamentit të Shtetit u ka kërkuar nga të gjitha selive diplomatike marrjen e masave për sigurinë, në nivelin më të lartë.

Kjo pasi, shërbimet e sigurimit amerikan i druhen ndonjë hakmarrjeje të grupeve xhihadiste në gjithë botën.

Komunikata e Departamentit të Shtetit njofton gjithë qytetarët amerikanë, sidomos në ato zona të botës ku ka tensione më të mëdha, që të kenë kujdes.

Kjo është masa e parë që është marrë pas publikimit të lajmit. Ndërkohë në SHBA po festohet për vrasjen e Bin Ladenit.

Nga ana tjetër, grupe xhihadiste në forumet e internetit kanë deklaruar se fotoja e publikuar në mediam, me trupin e drejtuesit terrorit të vrarë nuk është ajo e Bin Ladenit.

a.k/NOA

KOMENTE