Belgjikë, 2 maj, NOA - Dy shtetas të Kosovës të moshës 28 vjeçare janë vrarë të shtunën mbrëma në lokalin “Tornado”, në Antverpen të Belgjikës.
Policia ka zbuluar identitetin e dy viktimave, duke thënë se bëhet fjalë për shtetas të Kosovës. Policia belge po heton vrasjen e dyfishtë dhe sulmin e organizuar me armë në këtë lokal, ku mbeten të plagosur edhe tre persona të tjerë, raportojnë mediat kosovare.
Në mesin e tyre është edhe një femër 27 vjeçare nga Kosova, e cila ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe kokë dhe nuk është në gjendje të flasë.
NOA