Australi, 3 Maj NOA - Një studim i kryer në Australi mbi rastet e kancerit në popullsi, tregon se alkooli është përgjegjës në një proporcion shumë më të lartë nga ç’mund të mendohej.
Në 5,6% të rasteve, prezenca e tij është shfaqur në një konsumim të përditshëm, madje dhe në nivele të moderuara (dy gota birrë apo verë në ditë).
Janë rreth 51% e rasteve të alkoolit të cilat lidhen me kancerin në ezofag dhe 41% të tjera me ato të tumorit në gojë.
Ky përpjesëtim është më i lartë tek femrat, që shkon deri në 22% rastet e kancerit të gjirit.
r.b/NOA